Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

5 pikë në 5 javë, Tirana gati të thyejë "tersin" ndaj rivalit të përjetshëm

Shkruar nga NEWSPORT
5 pikë në 5 javë, Tirana gati të thyejë
Tirana

Tirana do të luajë të shtunën kundër Partizanit në kuadër të javës të 6 të Superiores. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi vjen në këtë përballje pas 5 barazimeve në 5 javët e para. Bardheblutë do të tentojnë të thyejnë tersin ndaj rivalit të përjetshëm siç është Partizani.

26 herë kampionet e Shqipërisë po përgatiten prej ditësh dhe atmosfera në skuadër është mjaft pozitive. Lojtarët bashkë me trajnerin kanë shprehur bindjet e tyre për një rezultat pozitiv.

Aktualisht Tirana gjendet në vendin e 7 me 5 pikë, ndërsa Partizani në të katërtin me 8 pikë. Ndeshja Partizani-Tirana është programuar të zhvillohet të shtunën në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7