Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

4 ndeshje pa fitore, Ivan Gvozdenocvic e zë “halli” para Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
4 ndeshje pa fitore, Ivan Gvozdenocvic e zë “halli” para
Elbasani

Elbasani ka humbur shumë terren në Superiore me rezultatet e ndeshjeve të fundit. Saktësisht në 4 përballjet e fundit ka mundur të sigurojë vetëm 3 pikë, e përkthyer në 3 barazime dhe 1 humbje.

Kjo ka futur në një “mini-krizë” verdheblutë, të cilët nuk po ia dalin dot të “kapërcejnë” këtë moment negative. Ivan Gvozdenovic është në “hall”  dhe kërkohet një reagim i menjëhershëm nga skuadra, duke filluar që në përballjen e ardhshme.

Padiskutim që nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi do të presin në shtëpi Dinamon e Ilir Dajës. Duel ky që do të luhet ditën e dielë në “Elbasan Arena”, duke nisur që nga ora 16:30. Verdheblutë me në krye Gvozdenovic janë të dënuar vetëm për 3 pikët.

Siç dihet aktualisht mbajnë vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit me 35 pikë, 1 më pak se Vllaznia e vendit të 2-të dhe 3 më pak se Egnatia kryesuese, ndërkohë nga krahu tjetër kanë vetëm 2 pikë më pak se Dinamo, që është edhe kundërshtari i tyre i radhës në Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu