Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

4 ekipet e Superiores dështojnë në Europë, vetëm Partizani provoi ndjenjën e kualifikimit

Shkruar nga NEWSPORT
4 ekipet e Superiores dështojnë në Europë, vetëm
Partizani - Egnatia

Tashmë asnjë ekip i Superiores nuk luan në kompeticionet europiane. Mbrëmjen e djeshme u eliminuan edhe Egnatia dhe Partizani.

Rrogozhinasit u mposhtën në “Loro Boriçi” me shifrat 2-0 nga Vikingur, me rezultat të përgjithshëm 2-1, ndërsa Partizani – Iberia 1999 nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në “Elbasan Arena”, por “Demat” eliminohen për shkak të humbjes 2-0 në sfidën e parë.

Në këtë mënyrë Shqipëria nuk ka asnjë ekip të elitës që të mbajë lart flamurin kuqezi në kompeticione të tilla. Vllaznia dhe Tirana “lanë duart” me Conference League që në turin e parë, ndërsa Egnatia pas eliminimit nga Champions kaloi në raundin e dytë të Conference, ku as në këtë turne nuk kishte fat.

Ndërkohë nga të 4 ekipet e Superiores, vetëm Partizani ia doli të provonte ndjenjën e të kualifikuarit një tur në Europë, pasi të kuqtë në turin e parë kaluan me sukses ekipin e Marsacxokk.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga