
Teuta nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, teksa ndodhet në vendin e fundit në klasifkim. Pas 30 ndeshjesh ka mundur të grumbullojë 30 pikë, po aq sa Skënderbu, por korçarët qëndrojnë më larg në klasifikim për shkak të dueleve direkte mes tyre.
Bledar Hodo po zhvillon përgatitje intensive dhe në 6 javët e mbetura pr durrsakët do të jenë të gjitha finale. Kjo pasi “Djemtë e Detit”kanë vetëm 2 pikë më pak se Bylisi që ndodhet në vendin e 7-të në klasifikim. Shanset janë po aty, me durrsakët që do të tentojnë të marrin maksimumin e pikë.
Teuta do të luajë 6 duele mjaft të rëndësishme, ku fillimisht do të duhet të përballet me Skënderbeun, më pas Vllazninë, Dinamon, Laçin, Tiranën dhe në fund me Egnatian. 3 sfida do t’i luajë në shtëpi dhe 3 të tjerat do t’i zhvillojë në transfertë.