Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

11 nëntori i errët... 1 vit nga ‘lamtumira’ e Raphael Dwamena

Shkruar nga NEWSPORT
11 nëntori i errët... 1 vit nga ‘lamtumira’ e Raphael
Raphael Dwamena

11 nëntori i vitit 2023 do të mbetet gjatë në historinë e futbollit shqiptar dhe në memorien e tifozëve. Ishte një ditë e errët për Egnatian, Superiore, por mbi të gjitha Raphael Dwamenan.

Ish-kapiteni i Egnatias u ‘mposht’ nga ataku në zemër në fushën e lojës, duke mos mundur që të vazhdonte pasionin e tij për të luajtur sa më gjatë futboll. Ishte shkruar që sfida ndaj Partizanit, të ishte e fundit për të. Në minutën e 24-të të sfidës sulmuesi ra pa ndjenja në tokë, ndërsa menjëherë u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ia doli të mbijetonte

Një lojtar i madh, por mbi të gjitha njeri me kokën e ulur dhe punëtor, u pre në paqe duke ushtruar pasionin e tij, pikërisht në tokën shqiptare.

Një vit i vështirë për Egnatian e cila gjeti forcën dhe u shpall kampione e Superiores, suksesin të cilin ia dedikoi pikërisht ish-kapitenit.

Rapahel Dwamena nuk është më në Botën tonë, por pasioni dhe dashuria e tij për futbollin dhe njerëzit do të mbetet gjithmonë mes nesh, ish shokëve të tij të ekipit dhe të gjithë trajnerëve që e kanë stërvitur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga