
Partizani luan ditën e diel përballë Egnatias. Kjo sfidë do vendosë tek “Air Albania” fituesin e titullit kampion për sezonin 2023/24.
Te Partizani shumica e lojtarëve kanë eksperiencë me titullin kampion, pasi të kuqtë e fituan vitin e kaluar. Gjithsesi janë dhe 10 nga 28 lojtarë, që do e provonin për herë të parë si ndjesi në karrierë.
Bëhet fjalë për Bintsoukan, Kekon, Skukën, Taipin, Ismailin, Mehmetin, Janjevën, Mikulic, Bytyçin dhe portierin Qirko. Kështu një pjesë e tyre pritet të jetë më e motivuar se kurrë ditën e diel.
Emiljano Vila është një tjetër lojtar, që nuk e ka fituar asnjëherë titullin kampion me “demat”. Pjesa tjetër ka qenë pjesë e klubit të kuq vitin e kaluar ku u shpallën kampion për herë të 17.