
Thomas Brdaric
Vllaznia do të luajë sot në transfertën e Egnatias, sfidën e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Kjo do jetë dhe ndeshja e parë për Brdaric në krye të shkodranëve, që pas rikthimit.
Ndaj Egnatias bie në sy mungesa e Çobës. Sulmuesi i Vllaznisë plotësoi numrin e kartonëve në ndeshjen me Teutën.
Me shumë gjasa, Brdaric nuk do ndryshojë shumë nga Qatip Osmani. Fitorja mungon në Superiore prej 5 takimesh. 3 pikë do i jepnin Vllaznisë, çfarë i nevojitet në garën për 2 vendet e para të “Final 4”.
Poll