
Bejkush Birçe është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Një lajm i hidhur për sportinqë humbet një nga legjendat e futbollit shqiptar.
Dinamo ka reaguar për humbjen e ish-trajnerit të Kombëtares. “Blutë” i urojnë ngushëllime familjarëve dhe të afërmve, ndërsa shpehen se i përjetshëm do ta mbetet kujtimi i tij.
“Lamtumirë legjenda Bejkush Birçe!
Lajmi i ndarjes nga jeta i profesor Bejkush Birçes ka trishtuar e pikëlluar sot gjithë opinionin futbolldashës shqiptar dhe familjen dinamovite në veçanti. Sot kemi humbur një legjendë. Presidenti Adrian Bardhi dhe FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Birçe për humbjen e njeriut më të dashur. I përjetshëm do të mbetesh profesor Bejkush Birçe!” ka shkruar klubi dinamovit.