Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Rashica mposht Metën, Tresën dhe Arifin, sulmuesi i Skënderbeut fiton çmimin “Talenti i Vitit” për djem

Shkruar nga NEWSPORT
Rashica mposht Metën, Tresën dhe Arifin, sulmuesi i Skënderbeut
Ermir Rashica

Një nga çmimet më të rëndësishme të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë” 2024 ishte padyshim edhe çmimi për “Talentin e Vitit” për djem. Ermir Rashica, futbollisti i talentuar i Skënderbeut, është shpallur “Talent i Vitit” 2024, ndërsa në garë për këtë çmim ishin edhe Ermal Meta i Tiranës, Ledjo Tresa i Laçit dhe Ergis Arifi i Teutës.

Sulmuesi i Skënderbeut zhvilloi një sezon të shkëlqyer, duke shënuar gola të rëndësishëm dhe duke udhëhequr skuadrën drejt objektivit “Final Four”.

Çmimin Ermir Rashicës ia dorëzuan djemtë e dy legjendave të futbollit shqiptar, Sefedin Braho dhe Sabah Bizi, të cilët janë ndarë nga jeta. Mes emocioneve, Florian Braho dhe Brikeno Bizi uruan Rashicën për këtë çmim të veçantë.

Pas marrjes së çmimit, Ermir Rashica falënderoi të gjithë të pranishmit dhe i shprehu mirënjohjen për vlerësimin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga