
Shqipëria U-19 ka marrë fitoren e dytë radhazi në takimet e këtij muaji. Vajzat e Kombëtares U-19 triumfuan 3-0 kundër Moldavisë së kësaj moshe.
Vajzat e Kombëtares kanë grumbulluar 6 pikë dhe kjo shënon një arrithe fantastike për futbollin e Femrave në vendin tonë. Për këtë është shprehur dhe Armand Duka. Presidenti i Federatës Shqiptare ka uruar trajneren Luçije Gjini, për pasiuonin dhe energjinë që ka sjell. Teknikja ka qenë edhe ish-futbolliste e Kombëtares së Vajzave.
Duka shprehet se shpreson që në fund të realizohet objektivi madhor: vendi i parë në grup.
DEKLARATA E ARAMAND DUKËS:
Fitorja e dytë radhazi e kombëtares U-19 të vajzave kundër Moldavisë, në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2025. Dy ndeshje dhe 6 pikë – një arritje fantastike për futbollin e vajzave shqiptare!
Një urim i veçantë shkon për trajneren Luçije Gjini, ish-futbollisten tonë të kombëtares, e cila ka sjellë një energji të re, ritëm dhe motivim për vajzat tona kuqezi. Ky sukses është dëshmi e punës së saj dhe përkushtimit të gjithë stafit teknik.
Shpresojmë që në ndeshjen e fundit të arrijmë një rezultat pozitiv dhe të realizojmë një objektiv historik: vendin e parë në grup për këtë grupmoshë. Forca vajzave, Luçijes dhe gjithë stafit tonë teknik! Krenar për ju!