Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të ish-arbitrit Tomor Hoxha ka prekur futbollin shqiptar. Hoxha ishte një nga figurat më të vjetra të sportit shqiptar aktualisht duke dhënë kontributin e tij të vyer edhe pas tërheqjes ku prej vitesh punonte në FSHF si drejtues Kolegjiumi dhe delegat.
Presidenti Armand Duka, me një postim në faqen e tij zyrtare ka reaguar për ndarjen e Hoxhës nga jeta.
“I hidhëruar për ndarjen nga jeta të Tomor Hoxhës, një figurë e rëndësishme e arbitrimit në futbollin shqiptar. Do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e tij si arbitër, si drejtues i Kolegjiumit të Arbitrave Vlorë, por edhe si vëzhgues i FSHF-së. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, të afërmit dhe miqtë. Shpirti i tij u prehtë në paqe!”- shkruan Duka.