
Kategoria e Tretë/ Poster
Është zhvilluar ditën e sotme përballja mes Partizanit B dhe Albpetrol. Përballja ka pasur vetëm një ekip në fushë, ata kanë qenë “Demat” e rinjë.
Takimi është zhvilluar në stadiumin e Vorës. Pjesa e parë e këtij ballafaqimi është mbyllur pa gola, pavarësisht dominimit të Partizanit B. Në fraksionin e dytë të lojës, dueli nuk ka pasur histori.
Fillimisht ata gjetën rrugën e rrjetës mike me Ndrejaj në minutën e 53, për të vijuar me finalizimin e Gudjufi. Konkretizimi përmbyllës i kësaj “përplasje” mbajti firmën e Nyanguila.
Partizani B tashmë do të ndeshet me humbësin e sfidës Gramshi-Turbina që është programuar për ditën e sotme.