
Kukësi dhe Egnatia janë dy ekipet finaliste të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023/2024. Të dyja ekipet do të përballen së bashku në finalen e madhe të 14 majit në stadiumin “Air Albania”.
Tirana fitoi sfidën e kthimit ndaj Kukësit me rezultatin 1-0, megjithatë verilindorët ja dolën mbanë të siguronin finalen pas triumfit në takimin e parë 2-0. Kjo do të jetë finalja e pestë në histori për Kukësin që e ka fituar dy herë trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Rezultati i kësaj finaleje do të ketë shumë rëndësi sa i përket fateve të sezonit për një prej ekipeve të Final Four. Nëse Kukësi arrin të shpallet fitues, atëherë do të shkojnë në kualifikueset europiane duke u bërë skuadra e 4-të shqiptare që shkon në Europë.
Në këtë mënyrë, verilindorët i ‘zënë’ vendit skuadrës që e mbyll e 4-ta kampionatin duke i lënë pa Europë. Duke qenë se do të përcaktohet me Final Four, skuadra e 4-të del ajo që humbet ‘finalen e vogël’ më 24 maj.
E vetmja mënyrë që të 4 skuadrat e Final Four të shkojnë në Europë është nëse Egnatia fiton Kupën e Shqipërisë.