Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kombëtarja pëson humbje, Armenia fiton ndaj kuqezinjve në "Feti Borova"

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja pëson humbje, Armenia fiton ndaj kuqezinjve në
Kombëtarja Futsall

Kombëtarja shqiptare e Futsallit zhvilloi sot ndeshjen e 4-të kualifikuese ndaj Armenisë, e vlefshme për Kampionatin Europian 2026.

Në Parkun Olimpik “Feti Borova”, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 5-1.

Trajneri Erind Resuli e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Fidan Misini (GK), Arif Limani, Arber Shkodra, Halim Selmanaj dhe Roald Halimi (K).

Pjesa e parë përfundoi pa gola 0-0, ndërsa në fraksionin e dytë Armenia shënoi pesë herë me Nevedrov (x3), Melkonyan dhe Khromykh. Shqipëria gjeti golin e vetëm në minutën e 39-të me Ermir Kryeziun.

Shqipëria e Futsallit është pjesë e Grupit 6 në kualifikueset e Kampionatit Europian 2026, së bashku me Kazakistanin, Armeninë dhe Danimarkën.

Kuqezinjtë kanë edhe dy ndeshje në program. Më 7 mars, do të përballen në transfertë me Kazakistanin, ndërsa ndeshja e fundit do të zhvillohet më 12 prill kundër Danimarkës në Tiranë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga