
Vepra e artistit të njohur Guri Madh do të jetë në Euro 2024. Piktura shqiptare e titulluar “Kur nuk shkojmë në stadium” do të jetë pjesë e rëndësishme në ekspozitën “In motion – Art & Football”.
Kjo vepër paraqitet në Muzeun e Futbollit gjerman në Dortmund për Euro2024 dhe është realizuar në vitin 1986. Një pikturë shumë e rëndësishme dhe me histori të veçantë, tashmë ka marrë vëmendjen edhe jashtë kufijve shqiptar.
Ajo përshkruan një pamje të stadiumit të futbollit në një moment kur nuk ka shikues. Me një përmasë artistike të jashtëzakonshme, Madhi ka kapur atmosferën e mungesës së njerëzve në një ambient që në përgjithësi është plot me emocione dhe adrenalinë.
Paraqitja e saj në Muzeun e Futbollit në Gjermani i hap rrugën një njohjeje më të gjërë të kësaj vepre artistike shqiptare. Ekspozita “In motion – Art & Football” përshkruhet si gërshetim unik mes botës së futbollit dhe artit modern.
“PIKTURA SHQIPTARE NË EURO2024????????⚽️????????????
"Kur nuk shkojnë në stadium", e realizuar në vitin 1986, nga piktori Guri Madhi, bëhet pjesë e ekspozitës "In motion - Art & Football" në Muzeun e Futbollit Gjerman, në Dortmund????
Ekspozita gërsheton botën e futbollit dhe të artit. Në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë, një instalacion hapësinor mundëson ndërveprim mes veprave artistike që trajtojnë temën e futbollit në modernizmin europian të shekullit të 20-të????
Sehr Schön❤️”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.