
Mirlind Daku
Mirlind Daku ishte një nga të pranishmit në ceremoninë e “Topit të Artë 2024”. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se si do ta dëshironte fanellën.
Daku ka folur me zemër, teksa është shprehur në mënyrë patriotike ashtu siç e kemi parë shumë shpesh. 27 vjeçari thotë se fanella e re që do të përdoret për kualifikueset e Botërorit duhet të ketë hartën e Shqipërisë Etnike.
“Sigurisht ngjyra e kuqe dhe e zezë, ndoshta dhe një hartë të Shqipërisë Etnike që përfaqëson travet shqiptare”, është shprehur sulmuesi i Kombëtare shqiptare, Mirlind Daku.
Poll