
Shkodra ditën e sotme është në zi. Sabah Bizi ka ndërruar jetë dhe kjo ka trishtuar të gjithë Shqipërinë, por në veçanti qytetin verior.
Legjenda e futbollit shkodran sot ka mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë. Ish-futbollisti debutoi në moshën 17-vjeçare në kampionatin shqiptar duek lënë gjurmë të menjëhershme. Ai veshi fanelën e Vllaznisë po edhe të Partizanit.
Gjatë karrierës së tij, Bizi ka qenë një nga figurat kryesore të Kombëtares dhe ka fituar shumë tituj kampionë si dhe Kupa të Shqipërisë. Më shumë 79 vjeçari mbahet mend për atë përballje në vitin 1967 me të madhin Franz Beckenbauer.
I moshuari do të mbahet mend si një personalitet i futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Sabahu ushtroi dhe detyrën e trajnerit pas përfundimit të karrierës duke drejtuar kuqeblutë po për një periudhë relativisht të shkurtër.