Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vendi i fundit dhe 2 pikë në klasifikim, drejtori i Kukësit: Notën ekipit t’ia vendosë Gega, ja pse zgjodhëm Dobin në stol

Shkruar nga NEWSPORT
Vendi i fundit dhe 2 pikë në klasifikim, drejtori i Kukësit:

Kukësi luan sot në 15:00 me Partizanin për javën e pestë në Superligë. Përpara ndeshjes për Oversport foli edhe drejtori sportiv i ri i Kukësit, Naim Halili. Në rikthimin e tij në këtë post te verilindorët, Halili ka thënë se Dobin e zgjodhën nga CV e tij në Poloni dhe se notën ekipit duhet t’ia vendosë Gega, ish-trajneri që zgjodhi 90 përqind të ekipit.

“Frutet i kemi kërkuar që javën e parë, kjo nuk ka ardhur dhe për këtë u bë ndryshimi në stol. Jam besimplotë se sot do ketë ndryshime për mirë në lojë dhe rezultat.

Kemi punuar në aspektin psikologjik, pasi lojtarët tanë kanë kualitet dhe shpresoj që të bëjnë mirë në fushën e lojës.

Dobi në stol – Kemi pasur shumë alternativa, duke parë që trajnerët shqiptarë që janë jashtë na u duk CV e tij më e mirë sepse ka pasur eksperiencë në Poloni. Kampionati polak është i fortë dhe nga aftësia e tij ka drejtuar në Poloni, ndaj e kemi marrë. Edhe si sportist ka bërë mirë, ndaj u bindëm.

Nota e merkatos – Duhet t’ia vinte Gega notën ekipit, jo ne. Gega ka pasur dorën e lirë dhe i ka zgjedhur ai 90 përqind të lojtarëve. Kam parë minutazhin e lojtarëve dhe them se janë lojtarë me kualitet dhe sot është dita.

Vendi i fundit dhe diferenca me kreun, objektivi- Janë objektiva madhorë, ne për këtë futemi. Jemi në Kupë dhe kampionat. Jemi ndërtuar për të qenë në krye të tabelës, presidenti ka bërë investime të mëdha”, tha Naim Halili.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga