Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kategoria e Dytë, Elbasani dhe Veleçiku me hap kryesuesi por ndodh "çudia", shënon një portier

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria e Dytë e futbollit në vendin tonë ka luajtur dje ndeshjet e rradhës. Kështu në Grupin A të kësaj kategorie ka arritur një fitore të thellë Veleçiku në transfertë ndaj Spartakut. Koplikasit kanë fituar me shifrat 1-4 dhe me kete fitore arrijnë vendin e parë me 16 pikë, në pritje të ndeshjes që zhvillon Vora sot përballë Sopotit. Për këtë grup Tirana B ka barazuar 0-0 me Internacional.

Në Grupin B të Kategorisë së Dytë dje ka fituar ekipi i Elbasanit. Ish-kampionët e Shqipërisë kanë mundur me rezultatin 2-0 Orikumin ku i janë falur golave të portierit Elvis Kotorri me 11 metërsh dhe Toçkës. Verdhëeblutë duken në rrugën e mbarë për tu ngjitur në Kategorinë e Parë sezonin që vjen.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga