Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Vedat MURIQI mes Belgjikës dhe Spanjës, Igli TARE e ka ndarë mendjen për sulmuesin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Vedat MURIQI mes Belgjikës dhe Spanjës, Igli TARE e ka ndarë

E ardhmja e Vedat Muriqit akoma ka mbetur pezull. Kjo pasi sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës pritej të firmoste me klubin belg të Club Brugge, por gjithçka ndryshoi në momentet e fundit.

Pasi ishte konfirmuar nga Igli Tare për transferimin që do i sillte Lazios 12 milionë euro, belgët u tërhoqën. Gjithsesi në Itali kanë kërcënuar se kjo çështje mund të shkojë në FIFA dhe askush nuk do e dëshironte diçka të tillë.

Prandaj do mbahet tjetër takim mes palëve, teksa Igli Tare është i vendosur të kompletojë transferimin e tij në Belgjikë tregojnë mediat italiane.

Dhe Mallorca nga Spanja është e interesuar për shërbimet e tij pas gjysmës së  dytë të sezonit që kaloi me sukses, megjithatë oferta nuk i kalon 7.5 milionë euro. Kujtojmë se Club Brugge është e gatshme ta marrë si huazim, por marrëveshja nuk ishte e tillë fillimisht.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga