Vazhdojnë hetimet për City-n, GUARDIOLA merr vendimin për të ardhmen
Shkruar nga NEWSPORT
Manchester City vazhdon te jetë nën hetim për shkeljen e një sërë rregullash për çështjet financiare. Prej ditësh tashmë diskutohet se cila do të jetë e ardhmja e Pep Guardiolës, pasi në rast të konfirmimit të shkeljeve dëmimet për “Qytetarët” pritet të jetë të rënda.
“Unë nuk do të lëviz nga ky stol, dua të qëndroj te Manchester City më shumë se kurrë, jam 100% i sigurt.Drejtuesit e Manchester City nuk më kanë gënjyer. Shikoni çfarë ndodhi me UEFA-n, ne nuk bëmë asgjë gabim. Pse duhet të mos u besoj njerëzve të mi?Shumë klube mund të bëjnë sugjerime dhe ka shumë klube që mund të akuzohen, siç jemi akuzuar edhe ne këtë herë. Jam plotësisht i bindur se do të jemi të pafajshëm dhe çfarë do të ndodhë më pas? A do të ndalemi tani? Nëse duhet të zgjedh mes 19 skuadrave të Premier League ose fjalëve të njerëzve të mi, unë mbeshtetem dhe u besoj fjalëve të njerëzve të mi.Manchester City dëshmoi se ne ishim plotësisht të pafajshëm me rastin e UEFA-s. Pse duhet të mos e mendoj këtë gjë tani që nuk ka asnjë përvetësim?”, deklaron Guardiola.