Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Fitorja në derbi të jep vazhdimësi", ish-trajneri i Partizanit skanon ndeshjen: Jam çuditur nga deklarata e Gaz Demit, presioni dëmton Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
"Fitorja në derbi të jep vazhdimësi", ish-trajneri i

Partizani fitoi sërish ndaj Tiranës në derbi me rezultatin 1-2. Të kuqtë u treguam mjaft cinik duke shënuar gol në momentin më të mirë të bardhebluve. I ftuar në emisionin "Sportneës" në "Neës24", ka folur edhe ish-trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi. Dalipi është shprehur se kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për Partizanin pasi një fitore e tillë të jet vazhdimësi.

"Partizani çedoi shumë në minutat e fundit dhe shpresoj që trajeneri Lerda ta ketë kuptuar dhe ta analizojë gjatë javës. Unë mendoj që Partizani me këtë fitore ka bërë një hap shumë të madh në vazhdimësi. Nuk e di pse Demi është shprehur ashtu pasi është një njeri që nuk ndërhyn kurrë në skuadër. Kam përshtypjen që te Tirana kërkohet me çdo kusht fitorja dhe kjo mbase e dëmton pak skuadrën pasi lojtarët dalin nga vetja. Te Partizani derbi përjetohet ndryshe, janë më të qetë. Kjo e ka penalizuar për mendimin tim Tiranën. Tirana duhet t'i kalojë me qetësi këto humbje pasi ka bërë një paraqitje të mirë në dy ndeshjet e kaluara. Nuk duhet të nxitohen pasi do të prishi harmoninë në skuadër dhe një trajner i ri do t'i duhej më shumë kohë pasi çdo trajner do kohën e vetë të përshtatet. Tirana duhet të vazhdojë përpara me Memën pasi skuadra ka zhvilluar ndeshje të mira.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga