Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Varianti "Delta" i Coronavirusit, presidenti i Federatës italiane të futbollit: Asnjë lojtar në fushë pa vaksinë

Shkruar nga NEWSPORT
Varianti "Delta" i Coronavirusit, presidenti i Federatës italiane

Italia është vënë në lëvizje për shkak të variantit Delta të COVID-19 që po shqetëson gjithë botën. Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina po harton një plan masash në mënyrë që sezoni i ri futbollistik të nisë sipas parashikimeve.

Ai ka bërë me dije që të gjithë lojtarët do t'i nënshtrohen vaksinimit të detyrueshëm për të zbritur në fushë. Shumë futbollistë e kanë refuzuar vaksinën anti-COVID, megjithatë sipas Gravinës vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm.

"Propozova pasaportë vaksinimi të detyrueshme për të gjithë futbollistët dhe punonjësit e klubeve, si në nivel profesionist, ashtu edhe atë amator, pasi ndonëse futbolli ka protokollin e vet, mbetet brenda kuadrit ligjor të shtetit. Në këtë mënyrë do të bëheshim promotorë shumë të mirë edhe të fushatës së vaksinimit, përveçse do të mbronim shëndetin e punonjësve tanë", u shpreh ai.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga