
Të dielën luhet supersfida e Premier League, Liverpool-Manchester United. Ndeshja klasike e ishullit britanik do të luhet në “Anfield”, aty ku janë të përhershëm tifozët më të zjarrtë të futbollit. Fansta e “The Reds” mezi po e presin këtë ndeshje. Kjo për shkak edhe të formës jo të mirë që po kalon skuadra e tyre në kampionat dhe Champions. Një fitore me rivalët nga Manchester do t’i jepte shumë zemër Liverpool edhe për të kthyer sezonin në favor të tyre.
Për të krijuar një atmosferë sa më të zjarrtë ka folur edhe mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk. Hollandezi, për kanalin e klubit, u ka bërë thirrje tifozëve për një mbështetje sa më të madhe të dielën. Kjo për shkak se në takimin e fazës së parë Manchester-Liverpool, “the reds” u mundën 2-1 në “Old Trafford”. Tifozët e Manchester krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme atë ndeshje dhe i dhanë zemër skuadrës së tyre të fitonin. Van Dijk kërkon tani nga tifozët e tij të marrin hak të dielën.
“Mendoj se na duhet një atmosferë madhështore të dielën”, shprehet Van Dijk. “Shpresoj që të dielën secili të jetë në më të mirën e tij, sepse ne duhet një punë të madhe në fushë kundër një ekipi në formë si Manchester United. Ne do të rekuperohemi dhe do të jemi gati për të dielën.