
Kiara Sofia, tashmë një person i njohur në Shqipëri, sepse është e bija e trajnerit të Kombëtares, Xhani De Biazit, është emocionuar shumë nga ndeshja e fundit me Rumaninë. Ajo ka parë diçka që nuk e priste dhe vërtet është habitur; babai i saj po këndonte himnin e Shqipërisë para ndeshjes. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Kiara Sofia thotë: “Sigurisht që edhe unë po ndihem shqiptare. Kur pashë babanë tim, që po këndonte himnin shqiptar, u emocionova. U habita, por më pëlqeu shumë”. Kiara Sofia ka shprehur dëshirën për të shkuar në Francë, nëse Shqipëria do të kualifikohet për më tej.
Poll