Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

United ndal Liverpoolin në ‘Anfield’ dhe ‘asiston’ Arsenalin, ‘Topçinjtë’ kryesojnë Premier League

Shkruar nga NEWSPORT

Mbyllet pa fitues ndeshja mes Liverpool dhe Manchester United në ‘Anfield Road’. Një superduel i dominuar totalisht nga vendasit të cilët e kthyen në tabelë qitje portën e Andre Onanës. Plot 34 raste për gol nga ‘The Reds’ kundrejt 6 të kundërshtarëve.

Në fund të sfidës, në minutën e 94-të, lojtari i Manchester United Diogo Dalot u ndëshkua me karton të kuq pas një sjellje josportive.

Dy skuadrat ndajnë nga një pikë që nuk u futet shumë në punë pasi Liverpool nuk arrin të rikthehet në krye të renditjes, ndërsa ‘Djajtë’ mbeten larg zonës së Europës.

Më e përfituara është Arsenal që pas fitores 2 me 0 ndaj Brighton mban kreun e Premier League. Aston Villa vazhdon formën pozitive duke fituar 1 me 2 ndaj Brentford në transfertë. Ëest Ham mundi 3 me 0 Ëolves, në një tjetër ndeshje ditën e sotme.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga