Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Unë nuk do të qaj për lojtarë”, Rui COSTA komenton largimin e Enzo Fernandez: Nuk pranoi të qëndronte më

Shkruar nga NEWSPORT
“Unë nuk do të qaj për lojtarë”, Rui COSTA

Presidenti i Benfica, Rui Costa nuk ka ngurruar të japë mendimin e tij për trasferimin e bujshëm të Enzo Fernandez. Kampioni i Botës u transferua tek Chelsea këtë merkato me shifrën që arriti në 120 milion euro. Rui Costa nuk duket i penduar për largimin e yllit të skuadrës luzitane.

22 vjeçari iu bashkua “bluve” vetëm dy minuta përpara fundit të merkatos së dimrit. Pavarësisht përpjekjeve të Rui Costa, argjentinasi nuk u bind të qëndronte në Lisbonë deri në fund të sezonit.

“Enzo Fernandez nuk deshi të qëndronte më tek Benfika. Ai nuk na dha asnjë shans”, u shpreh Rui Costa. “Unë bëra më të mirën, jam i mërzitur, por nuk do të qaj për lojtarë që nuk duan të qëndrojnë. Kur mbërriti Chelsea ishte e pamundur të ndryshoje mendjen e tij. Ditën e fundit të merkatos ne arritëm një marrëveshje që ta shisnim Enzon tek Chelsea në verë, por ai nuk deshi të qëndronte më shumë”, ka përfunduar presidenti i Benfikës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga