
Drejtori i Përgjithshëm i Dorna Sports, Carmelo Ezpeleta, pret që pilotët e MotoGP të ndërmarrin nismën për uljen e pagave në vazhdën e pandemisë globale të Coronavirusit, përfshirë ato që kanë nënshkruar tashmë rinovimet e kontratave për 2021.
Përhapja e COVID-19 që ka bërë që të anulohen ose shtyhen nëntë garat e mbetura të sezonit 2020, ka shkaktuar një presion të madh financiar te skuadrat .
Promovuesi i serisë Dorna ka mbledhur një paketë ndihme prej 9.075 milion milion euro për të ndihmuar skuadrat gjatë muajve të ardhshëm, por Ezpeleta thotë se edhe “kalorësit” do të duhet të luajnë rolin e tyre në lejimin e kampionatit, në këtë kohë krize.
Tani për tani vetëm 5 nga 22 garuesit e MotoGP kanë kontrata përtej vitit 2020, e konkretisht me Alex Rins (Suzuki), Marc Marquez (Honda), Maverick Vinales, Fabio Quartararo (të dy Yamaha) dhe Tito Rabat (Avintia Ducati).
"Unë mendoj se të gjithë duhet të negociojnë, jo vetëm ata garues që nuk kanë rinovuar," i tha Ezpeleta radiostacionit spanjoll Onda Cero.