
US Open ka mbyllur garën e saj për këtë sezon duke dhuruar një “shoë” për tifozët e këtij sporti pasi emocionet ishin të mëdha. Trofetë për kategorinë e meshkujve u fitua nga spanjolli 19 vjeçari Alcaraz Garfia, ndërkohë për femra triumfoi 21 vjeçarja Iga Swiatek. Veç kësaj lojtarët u bashkuan sëbashku duke zhvilluar disa sfida për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës.
“Luajmë Tenis për Paqe” u quajt nisma ku morën pjesë shumë yje të tenisit, duke përfshirë Rafael Nadal, Iga Swiatek dhe Coco Gauff luajtën një seri takimesh dyshe të përziera në stadiumin “Louis Armstrong”. Nuk munguan as ukrainasit Dayana Yastremska, Daria Snigur dhe Katarina Zavatska por u bashkuan dhe ish-lojtarët Olga Savchuk, apo dhe kapiteni aktual i Kupës së Ukrainës Billie Jean King dhe Sergiy Stakhovsky.
Vetë ngjarja ndihmoi në kontributin e 1.2 milion dollarëve në përpjekjet e përgjithshme të turneut. Pjesa tjetër u mblodh dhe nga donacionet e tifozëve që dëshiruan të dhuronin më tepër për të ndihmuar të prekurit nga lufta.