
Futbolli është ndalur për shkak të situatës së krijuar nga Covid 19. Por e njëjta gjë s’mund të thuhet për UEFA-n që vijon të jetë aktive në kanalin zyrtar. Institucioni i futbollit europian ka postuar sot një video duke u kthyer pas 7 vite, teksa kujton ndeshjen emocionuese mes PSG-së dhe Barcelonës e përfunduar me rezultatin 2-2.
Asokohe pjesë e francezëve ishte edhe Zlatan Ibrahimoviç. Dani Alvesh jep një asist spektakolar dhe Messi i vetëm me portierin e PSG-së arrin ta çojë topin në rrjetë. Kujtojmë që Barcelona u kualifikua pasi në “Camp Nou” barazoi 1-1, rezultat që e çoi më tej.
Poll