
Sot, është publikuar formacioni i vitit nga institucioni më i lartë i futbollit, UEFA. Fomacioni i më të mirëve është përzgjedhur nga votat e tifozëve të futbollit që kanë mundur të votojnë në faqen zyrtare të UEFA-s.
Sipas statistikave të publikuara, 48 për qind e votuesve ishin nga Europa, 25 për qind nga Azia, 10 për qind nga Amerika e Jugut, 9 për qind nga Amerika e Veriut, 7 për qind nga Afrika dhe 1 për qind nga Oqeania. Në total kanë marrë pjesë 7,146,715 votues.
Bazuar në votat e tifozëve, dominues kanë qenë Real Madridi, që dominon me katër futbollistë. Në formacion bëjnë pjesë Cristiano Ronaldo, Toni Kroos, Luka Modric dhe Sergio Ramos. Pas Realit vjen Barcelona me tre futbollistë, Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Gerard Pique. Juventusi është prezantuar me dy lojtarë, Gianluigi Buffon në portë dhe mbrojtësi Leonardo Bonuçi, ndërsa Jerome Boateng është nga Bayern dhe Antoine Griezmann nga Atletico Madrid.
[gallery columns="1" size="full" ids="70957"]