
UEFA ka dënuar ashpër dënimet vandaliste dhe raciste të shfaqura nga tifozeritë e ekipeve respektive në takimet e Champions League. Të prekur nga masat dhe gjobat që ka ndërmarrë drejtuesit e kompeticionit kanë prekur 3 ekipet Juventus, Frankfurt dhe Marseille.
Juventus është gjobitur me shumën e 15 mijë eurove dhe mbyllja e një sektori të stadiumit prej të paktën 1 mijë vendesh për një afat kohor 1 vit. Kjo vjen si një sjellje raciste e tifozerisë në takimin ndaj PSG.
Frankfurt është gjobitur me shumën 30 mijë euro për ndezjen e flakadanëve dhe hedhjen e objekteve dhe aktet e dhunës.
Marseille do të paguaj 15 mijë euro dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit për aktet vandale dhe janë të ndaluar të shesin bileta jashtë vendit. Gjithashtu në takimin ndaj Sporting Lisbon do të zhvillohet me dyer të mbyllura.