
Një lajm i mirë për klubin dhe tifozët bardheblu. UEFA e ka dhënë “ok”-in për licensimin e stadiumit “Selma Stërmasi”, pasi i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin normal të ndeshjeve europiane. Kështu, Tirana ka mundësinë t’i laujë në këtë stadiumin ndeshjet e Ligës së Europës, gjithmonë nëse do të marrë pjesë, pasi ështëe varur nga vendimi i KAS-it për Skënderbeun. Gjithsesi, ky lajm është mjaft pozitiv për klubin kryeqytetas, pasi çështja e infrastrukturës është thelbësore në futbollin e sotëm.
Poll