
Chelsea nuk heq dorë nga merkato.
Edhe pse UEFA e ka paralajmëruar se nuk do të mund të bëj blerje për 2 vitet e ardhshme, skuadra angleze është gati të "zbraz" xhepat që në merkaton e kësaj vere. Sipas "Goal.com", skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri po përgatit ndarjen me yllin e saj, Eden Hazard dhe ka vënë në krye të listës së dëshirave emrin e mesfushorit brazilian, Philippe Coutinho.
26 vjeçari nuk ka arritur të plotësojë pritshmëritë e drejtuesve në "Camp Nou", me Barcelonën që është gati të heq dorë prej tij. Coutinho nuk është emri i vetëm i madh që mund të "braktis" Spanjën, me Ivan Rakitic që është një tjetër emër i nxehtë në listën e dëshirave të klubeve Europiane.
Poll