
UEFA i ka besuar arbitrit Enea Jorgji bilbilin e sfidës miqësore mes ekipeve U-21 të Anglisë dhe Gjermanisë. Në datën 27 shtator në orën 20:45 në Sheffield, elbasanasi me stemën e FIFA do vendosë drejtësi në këtë përballje mes dy emrave që i kanë dhënë shumë futbollit.
Asistentë të tij do jenë Denis Rexha dhe Dojando Myftari, teksa i katërt Kridens Meta. Duket se Federata e Anglisë në Futboll i ka bërë kërkesë FSHF-së për të pasur arbitra nga Shqipëria në këtë duel, me UEFA që ka dhënë miratimin.
Pas suksesit në ndeshjet e Ligës së Kombeve apo Conference League, tanimë arbitrat nga Shqipëria po gjykojnë edhe kombëtare luksi, edhe pse në moshën deri 21 vjeç.
Poll