Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Udhëtim i lodhshëm, Teuta e sfilitur në Almati

Shkruar nga NEWSPORT

Mesditën e djeshme durrsakët u nisën nga Rinasi për në Stamboll, ku qëndruan për 7 orë tranzit dhe më pas u nisën me avion drejt Almatisë, vendit ku do të luhet takimi kundër Kairatit. Kujtojmë që ndeshja e parë përfundoi 0-1 për kazakët, por “Djemtë e Detit” kanë besimin te kthesa. Megjithatë, për momentin ata janë në Almati ku po shlodhen pas udhëtimit të gjatë.

[caption id="attachment_12697" align="alignleft" width="300"]Dajan Shehi, Erand Hoxha, Shpëtim Moçka dhe Artur Magani Dajan Shehi, Erand Hoxha, Shpëtim Moçka dhe Artur Magani në Stamboll dje[/caption]

Përveçse kanë përdorur tre aeroporte dhe dy avionë për të arritur në vendin e caktuar, durrsakëve iu është dashur dhe pritja 2 orëshe mëngjesin e sotëm në aeroportin kazak. Masa të rrepta sigurie dhe kontroll i imtësishëm i bagazheve. Ndoshta, ngjarjet e ndodhura së fundmi në aeroporte kanë sjellë këtë situatë te pala Kazakistanase. Lojtarët dhe stafi janë lënë të lirë të udhëtojnë drejt hotelit vetëm pas kontrolleve. Ata do të kryejnë dy seanca stërvitore në prag të ndeshjes, ndërsa temperaturat janë të larta.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga