Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

U shkarkua nga presidenti i KOKSH-sh, Bezhani me akuza të forta: Fidel Ylli u ka thënë drejtuesve të federatave se do ta shtrojmë me flori

Shkruar nga NEWSPORT
U shkarkua nga presidenti i KOKSH-sh, Bezhani me akuza të forta: Fidel Ylli

Viron Bezhani u shkarkuar pak ditë më parë nga roli I presidentit të KOKSH. Shkarkimi I tij u bë pas mbledhjes së jashtëzakonshme dhe drejtuesit e federatave të ndryshme sportive në Shqipëri vendosën për largimin e tij. I ftuar në emisionin "Fair Play" nga gazetarja Enkeleida Zeko, Bezhani u shpreh se shkarkimi I tij ishte një turp.

"Fidel Ylli u ka thënë drejtuesve të federatave që do ta shtrojmë me flori. Duhet zbatuar etapat, pasi në Asamblenë që u zhvillua për të më shkarkuar mua si president, u shkel ligji. Praktika po tregon se është e turpshme, aty nuk ishte as sekretari, as presidenti. Po kush do ta firmosë atë që u votua aty. Ne të dy që kishim të drejtën e firmës, nuk ishim aty.

E vetmja shkelje që kam bërë unë, është që nuk i lashë të vjedhin, nuk i lashë të abuzojnë. Këta njerëz kanë kërkuar të marrin lekë nga Komiteti Olimpik".

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga