Arlind Ajeti duket se do t’i thotë “stop” pushimeve. Mbrojtësi që ka zhvilluar 19 takime me Kombëtaren shqiptare, është bashkuar me Velje në fazën përgatitore. Sipas informacioneve, është planifikuar që klubi i ligës së parë daneze të nënshkruaj një marrëveshje të gjatë me mbrojtësin shqiptar, që ka prej majit 2019 që nuk luan.
Sidoqoftë, Ajeti nuk pritet të futet menjëherë në lojë si shkak i kohës së gjatë që ka jashtë fushë. Me ekipin e Velje, aktivizohet edhe Behar Ramadani, mesfushori i Kombëtares kuqezi. Ajeti karrierën e nisi në Zvicër, teksa nga Baseli u transferua në Itali me Torinon, Frosinonen dhe Crotonen.
Së fundmi, lojtari ka qenë pjesë e Grasshopers në Zvicër, ekip që u rrëzua nga elita e këtij shteti. Kujtojmë se deri në marsin e 2019, trajneri i danezëve të Velje ka qenë Adolfo Sormani, aktualisht në pankinën e Partizanit. Kalimi i Ajetit ende nuk është zyrtarizuar, megjithatë shanset janë të mëdha që kontrata të jetë afatgjatë.