Olympique de Marseille bëri një deklaratë zyrtare lidhur me zgjajtjen e marrëveshjes me trajnerin e klubit, Andre Villas-Boas. Më herët u përfol se portugezi nuk pranoi të rinovojë kontratën e tij me klubin Provence.
“Për shkak të informacionit të gabuar që u shfaq në media në lidhje me zgjatjen e kontratës së Villas-Boas, klubi do të donte të raportonte faktet e vërteta. Të hënën, klubi i dërgoi Villas-Boas një ofertë për të zgjatur kontratën e tij për 2 vite (për sezonet 2021/22 dhe 2022/23) me mundësinë e zgjatjes së tij edhe për një vit tjetër nëse Marseille kualifikohet në Champions League për këtë sezon.”
“Për 20 vjet, Marseille ka vuajtur nga paqëndrueshmëria kronike. Gjatë kësaj periudhe, klubi ndryshoi trajnerin e tij 24 herë. Gjatë këtyre 20 viteve vetëm tre trajnerëve iu ofruan një kontratë për 4 vjet ose më shumë: Didier Deschamps, Rudi Garcia dhe Villas-Boas.”
“Kjo tregon dëshirën e klubit për të arritur stabilitet. Kjo gjë tregon dhe besimin e klubit te Andre Villas-Boas, me të cilin Marseille dëshiron të shkruajë një kapitull të rëndësishëm nga historia moderne e klubit “, thuhet në deklaratën për shtyp.