Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U përballën para viteve ‘90, si Beckenbauer admironte Panajot Panon: Do ta kujtoj gjithmonë

Shkruar nga NEWSPORT
U përballën para viteve ‘90, si Beckenbauer admironte Panajot

“Nëse Panajot Pano nuk do të më mbajë mend, unë do ta kujtoj atë gjithmonë”. Ishte kjo çfarë tha Franz Beckenbauer për Panajot Panon, kur shkeli në tokën shqiptare si trajner. Panajot Pano, ylli i Partizanit dhe Kombëtares shqiptare para viteve ’90, kishte mbetur në kujtimet e “Kaiserit” gjerman.

Panajot Pano e konfirmonte admirimin e Beckenbauer, me një intervistë të pas viteve ’90. “Ju keni luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj nga Gjermania, Hollanda, Jugosllavia, Polonia, Turqia dhe shumë të tjerë. Keni pasur mundësinë të takoni ndonjë prej tyre jashtë fushës?” u pyet Pano.

“Po. Me një prej më të mirëve. “Kaiser” Franz Beckenbauer. Ishte 3 tetori, 1990 pasi Gjermania kishte fituar Kupën e Botës dhe Beckenbauer ishte trajner i Olympique Marseille. Skuadra e tij kishte luajtur kundër Dinamos. E takova te Hotel Tirana dhe sapo u futa në hotel ai u ngrit, erdhi drejt meje dhe tha: ‘Si je Panajot Pano? I tregova këtyre djemve(përkthyesve), nëse nuk do më mbaje mend mua, unë do të mbaja mend ty dhe e bëra.’ Ne vazhduam të flisnim dhe ishte kënaqësi. Kujtime të bukura”, u shpreh asokohe Pano.

Pano i mungon futbollit shqiptar, ndërsa Beckenbauer do mbetet ikonë e përhershme në atë botëror. Me ndarjen e tij nga jeta sporti më popullor është në zi.

Lexo edhe: Shuhet legjenda e Gjermanisë dhe ikona e Kupës së Botës

Lexo edhe: Beckenbauer, trashëgimia e Kaiserit të futbollit 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga