Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U mposht me “poker”, XAVI: Në pjesën e dytë u shthurëm, e kuptuat kush është Reali i vërtetë

Shkruar nga NEWSPORT
U mposht me “poker”, XAVI: Në pjesën e dytë u

Barcelona dhe Real Madrid u përballën në gjysmëfinalen e kthimit të Copa del Rey. Pavarësisht se katalanssit fituan sfidën e parë me shifrta 1-0, në takimin ëe dytë u mposhtën me “poker” 4-0 dhe “Los Blancos” siguruan finalen.

Pas kësaj humbje ka folur edhe transferi Xavi Hernandez, i cili ëhstë mjaft i zhgënjyer ndërsa thekson e dëshironte shumë finalen, por ja kush ëhstë Reali i vërtetë.

“Unë mendoj se ashtu në një plan të parë, në 45 minutat e para kemi luajtur më mirë se Reali dhe meritonim diçka më shumë se 0-1. Në të dytën jemi shthurur. Kjo është nga ato humbje tepër të rënda për t’u kapërdirë. Mendoj se vendimtar për takimin ishte goli i dytë i pësuar. Janë pikërisht këto detaje, këto momente kyçe që bëjnë diferencën në takime të tilla.

E kam thënë disa herë se Reali i Madridit ishte favorit për këtë takim, dhe jo sepse dëshiroja unë, por fusha e tregoi. Ata janë kampionët e Spanjës në fuqi, janë kampionët e Europës në fuqi. Gjithsesi, përtej zhgënjimit, unë mendoj se skuadra ime ka luftuar deri në fund, nuk është dorëzuar. Nuk dëshiroja që “Klasikja” të mbyllej me aq shumë tension në fund, por këto gjëra janë të pranueshme”, theksoi trajneri i katalanasve

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga