
Janë luajtur të pesta sfidat e javës së katërt të Kategorisë Superiore, ku e fundit ishte ajo mes Partizanit dhe Tiranës, e cila përfundoi me rrjeta të paprekura.
Kjo është ndeshja e katërt në javën e katërt të kampionatit që nuk preken rrjetat, ndërsa portierët respektivë janë heronjtë e takimeve.
Golin e vetëm e ka shënuar Xhejms Adeniji, i cili i dha tri pikë Skënderbeut, i cili është tashmë 4 pikë larg vendit të dytë në tabelën e klasifikimit.
Ajo që vlen për t'u theksuar është shterpësia e skuadrave, ku në lojë janë dhjetë ekipe, të cilat nuk kanë prodhuar të paktën një gol për secilin. Mesatarja e kësaj jave është 0.1 gola për secilin ekip.
Sulmi është i dobët, apo mbrojtësit janë në pikën e tyre kulminante në këtë sezon të Kategorisë Superiore? Këtë ende nuk e dimë ende, por nga ajo që po shikojmë, skuadrat dhe sulmuesit janë shterp...