Redon Dragoshi pritet të zyrtarizohet shumë shpejt si lojtari më i ri i Kukësit. Mbrojtësi i djathtë do të kthehet kështu te klubi verilindor, pas eksperiencës së shkurtër te Vllaznia.
Për Dragoshin klubi i Kukësit humbi së fundmi dhe një gjyq me Vllazninë, ku kërkonte 12 mijë euro shpërblim për formimin e 23-vjeçarit.
Dragoshi mori minuta vetëm në 5 ndeshje të Superiores këtë sezon, ndërsa te njëra prej tyre u ndëshkua me të karton të kuq. Mbetet të shihet si do shkojë kjo aventurë te Kukësi që ndodhet në vendin e parafundit.
[caption id="attachment_719674" align="alignnone" width="902"] Redon Dragoshi[/caption]
Poll