Mauricio Pochetino është momentlisht pa skuadër. Trajneri argjentinas pas largimit nga Tottenham nuk ka gjetur ende një skuadër, ndërsa është në pritje të ndonjë oferte konkrete.
Në një intervistë për mediat anglezi, Pochetino ka zbuluar se dëshira e tij është të qendrojë sërish në Angli për të vijuar karrierën e tij.
“E dua Premier Leaguen dhe ideja ime është të jetoj ende në Londër dhe të stërvisë në Angli. Në të njëjtën kohë jam I hapur për të pranuar oferta edhe nga shtete të ndryshme”, u shpreh shkurtimisht Pochetino për “Sky Sport UK”.
Duke parë këtë deklaratë, mediat angleze janë të sigurta se tekniku argjentinas do të jetë në kryer të Newcastle me pronarët e rinj.