Antuan Griezman deklaroi në fund të sezonit se do të largohej nga Atletiko Madrid. Sulmuesi francez suprizoi jo pak pasi vetëm vitin e kaluar rinovoi një kontratë me shifra faranoike me klubin madrilen. Në përfundim të ndeshjes së djeshme ndaj Andorrës i pyetur për të ardhmen e tij francezi u përgjigjë:
“Tani do të shkoj me pushime për të marrë një vendim. Ku do të luaj sezonin tjetër? Të gjithë duan ta dinë, kjo është normale. Po ju kërkoj të jeni të qetë. Ashtu siç ju kam thënë, unë e di shumë mirë se ku do të luaj. Gjithashtu dhe unë mezi po pres”, deklaroi Griezmann. PSG-ja dhe Barcelona janë dy skuadrat favorite për të firmosur me francezin.