
Ditën e sotme, është zhvilluar ndeshja Sabah-Gabala, e vlefshme për Kupën e Azerbaixhanit. Në fakt ky ishte raundi i dytë, sepse në të parin skuadra e Sabien Lilajt, kishte fituar me rezultatin 1-0. E njëjta histori edhe në ndeshjen e kthimit. Gjithçka është vendosur nga një ish-lojtar i Skënderbeut, Segun James Adeniyi, që në minutën e 80-të, i ka dhënë avantazhin skuadrës së tij, duke u mbyllur kështu 0-1.
Ditën e sotme, sulmuesi ia ka bërë "dhuratë" vetes, pasi feston datëlindjen e tij të 26-të. Kujtojmë që gjithashtu në të shkuarën, James ishte pjesë e Skënderbeut, ku arriti shumë suksese me bardhekuqtë.
Poll