
Kombëtarja e Francës i mbylli kualifikueset e Euro 2024 me barazimin përballë Greqisë në transfertë. Pas këtij barazimi, “Gjelat” e mbyllën në vendin e parë me 22 pikë pas 8 ndeshjes, duke lënë në vendin e dytë Hollandën me 4 pikë më pak.
Pas ndeshjes ndaj Greqisë, në konferencë foli dhe trajneri i Francës, Didier Deschamps. Ky i fundit shprehet se nuk është i kënaqur me këtë mënyrë që mbyllën kualifikueset, teksa synon titullin e Europianit.
“Do të kishim dashur një mbyllje ndryshe, por Greqia ka vlera dhe e kishim parë edhe në ndeshjen e zhvilluar në fushën tonë. Tani duhet të fillojmë të mendojmë për Europianin, ku do të synojmë patjetër të themi fjalën tonë pavarësisht se konkurrenca do të jetë shumë e lartë dhe mund të ketë të papritura”, është shprehur trajneri i kombëtares franceze.