Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

U kualifikua për në Olimpiadën e Tokios, Erkand Qerimaj: Stërvitje dy herë ditën, ja objektivat

Shkruar nga NEWSPORT
U kualifikua për në Olimpiadën e Tokios, Erkand Qerimaj:

Erkand Qerimaj, peshëngritësi shqiptar do jetë pjesë e Lojërave Olimpike Tokio 2020. Nga 23 korriku në 8 qershor, të shumtë do jenë sportistët që do garojnë në disiplina të veçanta.

Veç Qerimaj, flamurin kuqezi do e mbrojnë edhe Calja, Gega dhe Smajlaj. Në lidhje me këtë aktivitet, Qerimaj në Dita Jonë në A2 ka treguar se objektiv është renditja mes më të mirëve të botës.

"Kemi 3 vite që bëjmë gara kualifikuese, kemi marrë pjesë në Evropian, Botëror dhe gara të tjera për të mbledhur pikë për Olimpiadën. Kjo është hera ime e dytë që marr pjesë në Olimpiadë, pas asaj të vitit 2008. Është ëndërr për sportistët dhe trajnerët, është si Kampionati Botëror i Futbollit.

Jemi vetëm 3 sportistë të kualifikuar, Luiza Gega, Briken Calja dhe unë. Nuk është e lehtë të kualifikohesh dhe të përfaqësohesh mes elitës së botës.

Kemi qenë paksa në stres derisa doli zyrtarisht njoftimi për pjesëmarrjen time. Sapo doli, po stërvitem dy herë në ditë. Institucionet ende nuk kanë hyrë në veprim për një përgatitje më speciale, siç e kanë vendet e tjera. Aktualisht, po stërvitem individualisht, me trajnerin. Synimi është për të qenë ndër më të mirët e botës. Do të mundohem të jap maksimumin për të arritur rezultatet e mia më të mira", tha Qerimaj.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga