Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U ftua nga Spalletti për ndeshjet kualifikuese, Colpani: Lajmin e mora vesh nga rrjetet sociale

Shkruar nga NEWSPORT
U ftua nga Spalletti për ndeshjet kualifikuese, Colpani: Lajmin e mora vesh

Andrea Colpani është risia e Luciano Spallettit për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2024. Ish-timonieri i Napolit vendosi t’i dhuronte mundësinë për të përfaqësuar Italinë dy ndeshjet e këtij muaji, me lajmin që endej prej kohësh nëpër media.

Gjithsesi në një intervistë të dhënë për mediat italiane, lojtari i Monzas tregoi edhe momentin kur zbuloi se ishte grumbulluar nga Italia. Mesfushori theksoi se e kishte marrë vesh nga rrjetet sociale, teksa shpreson që me fanelën e “Axurrëve” të lërë gjurmë.

“Ftesën e mora vesh nga një postim i Kombëtares, e kisha dëgjuar diçka të tillë, por nuk isha i sigurt. E shpresoja sepse po jap gjithçka me Monza-n. Është një emocion i çmendur të jesh këtu dhe të luaj për Kombëtaren. Legjenda ime? Totti. Spalletti? Ka një personalitet të madh, të bën të ndihesh i qetë. Frika nga moskualifikimi në Europian na bën të rrisim nivelin e përqendrimit", deklaroi Colpani.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga