
PSG-ja arriti të merrte fitoren e parë në grupe të Champions League. Skuadra franceze fitoi me rezultatin 0-2 ndaj Basaksehir me dy golëshin e Kean. Lajmi i keq për PSG-në në këtë takim ishte dëmtimi i Neymar që la fushën e lojës që në minutën e 26-të i dëmtuar.
Trajneri Tuchel në konferencën për shtyp konfirmoi dëmtimin e tij teksa zbuloi se braziliani nuk do të rikthehet para ndeshjeve të Kombëtareve. Në këtë mënyrë Neymar do të humbasi disa ndeshje në kampionat, ndërsa pritet të rikthehet në fund të muajit nëntor.
Poll